Tregtia e jashtme, janar- nëntor 2024, të dhëna paraprake
Rënie e importit dhe eksportit gjatë muajit nëntor 2024 krahasuar me nëntorin e vitit 2023
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar – nëntor 2024 është 444 089.1 milion denarë dhe shënon rënie prej 5.9% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara është 623 155.5 milion denarë, që është për 0.7% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Këmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimin standard ndërkombëtar tregtar tregon se pjesëmarrja më e madhe e eksportit është: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtësve.
Në importin më shumë të përfaqësuara janë: vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç lëndëve të para), metale të tjera të grupit të platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe leguragt e platinit, të papërpunuara ose pluhur dhe mjete të tjera motorike për transportin e personave.
Në periudhën janar - nëntor 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë, që kanë marr pjesë me 48.8% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 61.7% në këmbimin e përgjithshëm.
Pikat kryesore
Eksporti janar - nëntor 2024 krahasuar me periudhën janar - nëntor 2023
- 444 089.1 milionë denarë: -5.9%
- 7 216.6 milionë euro: -5.8 %
- 7 832.8 milionë dollarë amerikanë: -5.4 %
Importi janar - nëntor 2024 krahasuar me periudhën janar - nëntor 2023
- 623 155.5 milionë denarë: -0.7%
- 10 126.5 milionë euro: -0.6%
- 10 988.1 milionë dollarë amerikanë: -0.2%
Tabelat
KSTN - Klasifikimi Standard I Tregtisë Ndërkomëbtare, Rev.4

Grafiku
Eksporti dhe importi sipas muajve, të dhëna paraprake
Kontakti
Përgatitur nga: Katerina DavkovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: katerina.davkova@stat.gov.mk