Tregtia e jashtme, janar 2025, të dhëna paraprake
Rritja e vëllimit të këmbimit tregtar me mallra në janar të vitit 2025 krahasuar me janarin e vitit 2024
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar të vitit 2025 është 35 635.8 milionë denarë dhe shënon rritje prej 5.0% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara është 52 262.1 milionë denarë, që është për 5.9% më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Këmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimi Standard i Tregtisë Ndërkomëbtare tregon se pjesëmarrja më e madhe e eksportit është: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 i katalizatorë të tjerë të mbajtësve.
Në import më shumë janë të përfaqësuara: vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç lëndëve të para), metale të tjera të grupit të platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose pluhur.
Në periudhën janar të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Bullgarinë, dhe Kinën, respektivisht me 48.9% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 59.5% në totalin e këmbimit.
Pikat kryesore
Eksporti janar të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar të vitit 2024
- 35 635.8 milionë denarë: +5.0%
- 578.9 milionë euro: +5.1 %
- 599.3 milionë dollarë amerikanë: -0.2 %
Importi janar të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar të vitit 2024
- 52 262.1 milionë denarë: +5.9%
- 849.1 milionë euro: +6.1%
- 878.5 milionë dollarë amerikanë: +0.6%
Tabelat
KSTN- Klasifikimi Standard I Tregtisë Ndërkomëbtare, Rev.4

Grafiku
Eksporti dhe importi sipas muajve, të dhëna paraprake
Kontakti
Përgatitur nga: Katerina DavkovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: katerina.davkova@stat.gov.mk