Tregtia e jashtme, janar-maj 2025, të dhëna paraprake
Në periudhën janar - maj 2025, eksporti vëren rritje krahasuar me periudhën janar - maj 2024
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar-maj të vitit 2025 është 206 207.4 milionë denarë dhe shënon rritje prej 3.2% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara është 289 086.8 milionë denarë, që është për 1.0% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Këmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimi Standard i Tregtisë Ndërkomëbtare tregon se pjesëmarrja më e madhe e eksportit është: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 i katalizatorë të tjerë të mbajtësve.
Në import më shumë janë të përfaqësuara: vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç lëndëve të para), metale të tjera të grupit të platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose pluhur dhe energjia elektrike.
Në periudhën janar-maj të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kina, që marrin pjesë me 47.0% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 60.7% në totalin e këmbimit.
Pikat kryesore
Eksporti janar-maj i vitit 2025 krahasuar me periudhën janar-maj të vitit 2024
- 206 207.4 milionë denarë: +3.2%
- 3 347.7 milionë euro: +3.2 %
- 3 626.7 milionë dollarë amerikanë: +3.3 %
Importi janar-maj i vitit 2025 krahasuar me periudhën janar-maj të vitit 2024
- 289 086.8 milionë denarë: +1.0%
- 4 693.5 milionë euro: +1.0%
- 5 075.0 milionë dollarë amerikanë: +1.0%
Tabelat
KSTN - Klasifikimi Standard I Tregtisë Ndërkomëbtare, Rev.4

Grafiku
Eksporti dhe importi sipas muajve, të dhëna paraprake
Kontakti
Katerina DavkovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: katerina.davkova@stat.gov.mk