Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 02.1.2026.1/3

Tregtia e jashtme, janar - mars 2026, të dhëna paraprake

Rritja e vlerës së eksportit në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- mars të vitit 2026 është 123 222.8 milionë denarë dhe shënon rritje nga 3.76% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar –mars të vitit 2026 është 171 926.4 milionë denarë, që është për 0.60% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Këmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimi Standard i Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe e eksportit është: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 i katalizatorë të tjerë të mbajtësve.

Në import më shumë janë të përfaqësuara: vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç lëndëve të para), metale të tjera të grupit të platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose pluhur dhe .

Në periudhën janar –mars të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 49.8% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 58.6% në totalin e këmbimit.

Pikat kryesore

Eksporti janar- mars të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar- mars të vitit 2025

  • 123 222.8 milionë denarë: +3.8%
  • 1 998.3 milionë euro: +3.6 %
  • 2 338.1 milionë dollarë amerikanë: +15.1 %

Importi janar- mars të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar-mars të vitit 2025

  • 171 926.4 milionë denarë: +0.6%
  • 2 788.3 milionë euro: +0.5%
  • 3 265.1 milionë dollarë amerikanë: +11.8%

Tabelat

KSTN - Klasifikimi Standard I Tregtisë Ndërkomëbtare, Rev.4


Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Eksporti dhe importi sipas muajve, të dhëna paraprake

Kontakti

Katerina Davkova
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: katerina.davkova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Tregtia e jashtme