Tregtia e jashtme, janar - qershor 2026, të dhëna paraprake
Rritja e eksportit dhe importit në gjysëmvjetorin e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- qershor të vitit 2026 është 268 993.7 milionë denarë dhe shënon rritje nga 8.00% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar –qershor të vitit 2026 është 377 116.5 milionë denarë, që është për 7.69% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Këmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimi Standard i Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe e eksportit është: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 i katalizatorë të tjerë të mbajtësve.
Në import më shumë janë të përfaqësuara: platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri; metalet e tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri; vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (me përjashtim të atyre të papërpunuara); si dhe automjete të tjera motorike për transportin e udhëtarëve.
Në periudhën janar –qershor të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 50.0% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58.5% në totalin e këmbimit.
Pikat kryesore
Eksporti janar- qershor të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar- qershor të vitit 2025
- 268 993.7 milionë denarë: +8.0%
- 4 361.5 milionë euro: +7.9 %
- 5 085.9 milionë dollarë amerikanë: +14.9 %
Importi janar- qershor të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar- qershor të vitit 2025
- 377 116.5 milionë denarë: +7.7%
- 6 114.8 milionë euro: +7.6%
- 7 131.7 milionë dollarë amerikanë: +14.7%
Tabelat
KSTN - Klasifikimi Standard I Tregtisë Ndërkomëbtare, Rev.4
MakStat baza
Grafiku
Eksporti dhe importi sipas muajve, të dhëna paraprake
Kontakti
Katerina DavkovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: katerina.davkova@stat.gov.mk