Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 02.1.2025.1/9

Tregtia e jashtme, janar - shtator 2025, të dhëna paraprake

Rritja e eksporteve dhe importeve në periudhën janar – shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin korrik të vitit 2024

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- shtator të vitit 2025 është 368 279.8 milionë denarë dhe shënon rritje nga 2.09% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara është 523 204.2 milionë denarë, që është për 3.59% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Këmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimi Standard i Tregtisë Ndërkomëbtare tregon se pjesëmarrja më e madhe e eksportit është: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 i katalizatorë të tjerë të mbajtësve.

Në import më shumë janë të përfaqësuara: vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç lëndëve të para), metale të tjera të grupit të platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose pluhur dhe.

Në periudhën janar - shtator të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 47.7% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 59.6% në totalin e këmbimit.

Pikat kryesore

Eksporti janar- shtator i vitit 2025 krahasuar me periudhën janar- shtator të vitit 2024

  • 368 279.8 milionë denarë: +2.1%
  • 5 978.9 milionë euro: +2.0 %
  • 6 689.5 milionë dollarë amerikanë: +5.0 %

Importi janar- shtator i vitit 2025 krahasuar me periudhën janar- shtator të vitit 2024

  • 523 204.2 milionë denarë: +3.6%
  • 8 494.3 milionë euro: +3.5%
  • 9 498.0 milionë dollarë amerikanë: +6.5%

Tabelat

KSTN - Klasifikimi Standard I Tregtisë Ndërkomëbtare, Rev.4


Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Eksporti dhe importi sipas muajve, të dhëna paraprake

Kontakti

Katerina Davkova
Telefoni: 023295666
e-mail: katerina.davkova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Tregtia e jashtme