PUBLIKIME

Bilancet e energjisë, 2023, të dhëna paraprake

Në vitin 2023, 63.4% e totalit të energjisë së nevojshme sigurohet nga importi.

Energjia e përgjithshme e nevojshme në vitin 2023 arrin rreth 2 698 648 tonelata naftë ekuivalentë (toe) dhe në strukturën e saj me përqindjen më të madhe e përbëjnë produktet e naftës me 42.8% dhe karburantet e ngurta me 30.2%.

Prodhimi primar bruto është 936 031 toe dhe krahasuar me vitin 2022 është zvogëluar për 9.9%. Rënia më e madhe prej 19.8% është vërejtur te linjiti, ndërsa rritje e konsiderueshme e prodhimit primar bruto është vërejtur tek energjia elektrike diellore me 252.3% dhe hidroenergjia me 20.6%.

Në konsumin final të energjisë pjesëmarrje më të madhe e zënë produktet e naftës me 55.6%.

Konsumi final i energjisë në vitin 2023 është 1 793 862 toe, e shpenzuar në: trafik (45,2%), ekonomi familjare (26,4%), industri (18,4%) dhe sektorë të tjerë (10%).

Pikat kryesore

Në vitin 2023:

•  Pjesëmarrja e energjisë elektrike të rinovueshme në prodhimin bruto të energjisë elektrike është 32.0%, ndërsa pjesëmarrja në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike është 31.3 %.

• Konsumi i energjisë elektrike në ekonomi familjare është 1638.9 KWh për banorë.
 
• Konsumi final i produkteve të naftës arrin në 986 996 tonë dhe krahasuar me numrin e popullsisë, secili banorë ka konsumuar 542 kg produkte të naftës.

 



Kontakti

Përgatitur nga: Стојна Манева
Telefoni: +389 02 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu