Bilancet e energjisë, 2023 - të dhëna përfundimtare
Në vitin 2023, 63.2% e totalit të energjisë së nevojshme sigurohet nga importi
Kërkesa totale për energjinë në vitin 2023 arriti 2 707 695 ton ekuivalent nafte (toe). Në strukturën e këtij konsumimi, pjesëmarrjen më të madhe e kanë:
• Produktet e naftës – 43.3 %
• Karburantet e ngurta – 30.0 %
Prodhimi bruto primar ishte 942.472 toe, që paraqet rënie prej 9.3 % krahasuar me vitin 2022.
Rënia më e madhe është vërejtur te linjiti, me rënie prej 19.3 %, ndërsa rritja më e theksuar është evidentuar te:
• Energjia elektrike diellore – prej 369.6 %
• Energjia hidrike – rritje prej 20.6 %
Konsumi final i energjisë në vitin 2023 ishte 1.793.862 toe, dhe energjia është shpërndarë sipas sektorëve në këtë mënyrë:
• Transporti – 44.9 %
• Amvisëritë – 26.3 %
• Industria – 18.7 %
• Sektorët tjerë – 9.1 %
Pikat kryesore
Në vitin 2023: • Pjesëmarrja e energjisë elektrike të rinovueshme në prodhimin bruto të energjisë elektrike është 32.2%, ndërsa pjesëmarrja në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike është 31.5 %. • Konsumi i energjisë elektrike në ekonomi familjare është 1 640.8 KWh për banorë. |
Tabelat

Grafiku
Konsumi përfundimtar i energjisë në industri sipas llojit të energjisë
2023
Konsumi përfundimtar i energjisë në amvisëri sipas llojit të energjisë
2023
Kontakti
Stojna ManevaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk