Bilancet e energjisë, 2024, të dhëna paraprake
Në vitin 2024, 65.5% e totalit të energjisë së nevojshme sigurohet nga importi
Kërkesa totale për energji në vitin 2024 arriti 2 541 849 ton ekuivalent nafte (toe). Në strukturën e këtij konsumimi, pjesëmarrjen më të madhe e kanë:
- Produktet e naftës – 44,7 %
- Karburantet e ngurta – 24,9 %
Në vitin 2024, prodhimi bruto primar është 842.142 toe, që paraqet rënie prej 10.6% krahasuar me vitin 2023. Rënia më e madhe është vërejtur te linjiti, me rënie prej 20.9% dhe te energjia hidro për 15.8%, ndërsa rritja më e theksuar është regjistruar te energjia elektrike diellore prej 140.0 %.
Konsumi final i energjisë në vitin 2024 ishte 1 859 697 toe, dhe energjia është shpërndarë sipas sektorëve në këtë mënyrë:
- Transporti – 47,6 %
- Amvisëritë – 26,1 %
- Industria – 16,9 %
- Sektorët tjerë – 8,4 %
Pikat kryesore
Në vitin 2024:
• Pjesëmarrja e energjisë elektrike të rinovueshme në prodhimin bruto të energjisë elektrike është 39.4%, ndërsa pjesëmarrja në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike është 35.4 %.
• Konsumi i energjisë elektrike në ekonomi familjare është 1728 KWh për banorë.
MakStat baza
Grafiku
Konsumi përfundimtar i energjisë në industri sipas llojit të energjisë
2024
Konsumi përfundimtar i energjisë në ekonomi familjare sipas llojit të burimit të energjisë, e vitit
2024
Kontakti
Stojna ManevaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk