Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME

Konsumi final i energjisë në sektorët e shërbimeve, të dhëna të disaggreguara, 2023- të dhëna përfundimtare

Struktura e energjentëve të konsumuar në sektorët e shërbimeve sipas NACE Rev.2 në vitin 2023

Në bazë të të dhënave nga Ankета për konsumin e energjentëve në sektorin komercial dhe të shërbimeve, në vitin 2023 konsumi total final i energjisë në sektorët e shërbimeve arriti në 7 253.151 TJ.

Sipas aktiviteteve ekonomike të klasifikuara sipas NACE Rev.2, konsumi më i lartë është regjistruar në Tregti (1 540.732 TJ), Akomodim dhe shërbime ushqimore (1 369.514 TJ), Shëndetësi dhe mbrojtje sociale (739.687 TJ) dhe Administratë publike dhe mbrojtje (622.077 TJ).

Nga pikëpamja energjetike, në strukturën e konsumit final të energjisë në sektorët e shërbimeve dominon energjia elektrike me pjesëmarrje prej 52.0 % në konsumin total. Pasojnë produktet e naftës me 21.9 % dhe nxehtësia ambientale me 10.6 %.

Biomasa merr pjesë me 6.2 %, energjia termike nga ngrohja qendrore me 5.6 %, ndërsa gazi natyror me 2.6 %. Energjia termike gjeotermale dhe diellore, së bashku me lignitin, përbëjnë 1.2% të konsumit total final.

Pikat kryesore

  • Konsumi total final i energjisë në sektorët e shërbimeve në vitin 2023 arriti në 7 253.151 TJ.
  • Energjia elektrike dominon në strukturë me pjesëmarrje prej 52.0 % të konsumit total
  • Nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, pjesëmarrjen më të madhe e ka nxehtësia ambientale (10.6 % e konsumit total final të energjisë).



MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Konsumi final i energjisë në aktivitetet e shërbimeve sipas NACE Rev. 2.

2023

Pjesëmarrja e produkteve energjetike në konsumin final të energjisë në sektorët e shërbimeve, (%)

2023

Kontakti

Стојна Манева
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk
Ѓурѓица Милошевска
Telefoni: 023295666
e-mail: gjurgica.milosevska@stat.gov.mk