Indekset e numrit të të punësuarve në industri, dhjetor 2025
Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.8% në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024
Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.0 % në sektorin Industria përpunuese për 2.7 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.5 %.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 2.5 % Prodhimet kapitale për 4.3 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.3 %, dhe Produktet intermediare, përveç energjisë për 1.8%, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.0 %.
Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – dhjetor të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar - dhjetor të vitit 2024, është zvogëluar për 3.5%.
Pikat kryesore
Numri i punëtorëve në industri në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024 është zvogëluar për:
- 6.0% te miniera dhe gurore
- 2.7% te industria përpunuese
- 0.5% te furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Tatjana TrajkovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: tatjana.trajkovska@stat.gov.mk