Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.1.2026.1/2

Indekset e numrit të të punësuarve në industri, shkurt 2026

Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 3.4% në muajin shkurt të vitit 2026 krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.3 %, në sektorin Industria përpunuese për 3.4 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.4 %.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 2.4 %,  Prodhimet kapitale për 4.5 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.1 %, dhe Produktet intermediare, përveç energjisë për 3.0%, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.6 %.
Numri i të punësuarve në industri në periudhën janar – shkurt të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar - shkurt të vitit 2025, është zvogëluar për 3.5%.

Pikat kryesore

Numri i punëtorëve në industri në muajin shkurt të vitit 2026 krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025 është zvogëluar për: 

  •  6.3% te  miniera dhe gurore
  •  3.4% te industria përpunuese
  •  0.4% te furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Tatjana Trajkovska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: tatjana.trajkovska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i numrit të punëtorëve në industri