Indekset e numrit të të punësuarve në industri, shtator 2025
Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.8% në muajin shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin shtator të vitit 2024
Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shtator të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 2.0 % në sektorin Industria përpunuese për 2.9 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.6 %.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shtator të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 1.8 % Prodhimet kapitale për 6.4 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2.8 %, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.8 % dhe Produktet intermediare, përveç energjisë për 0.2% .
Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – shtator të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar - shator të vitit 2024, është zvogëluar për 3.7%.
Pikat kryesore
Numri i punëtorëve në industri në shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin shtator të vitit 2024 është zvogëluar për:
- 2.0% te miniera dhe gurore
 - 2.9% te industria përpunuese
 - 0.6% te furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar
 
Tabelat
MakStat baza
                    Kontakti
Tatjana TrajkovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: tatjana.trajkovska@stat.gov.mk