Indekset e prodhimit industrial, dhjetor 2024
Prodhimi industrial në dhjetor të vitit 2024 është zvogëluar për 1.4% krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2023
Prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe guroreve në dhjetor 2024, krahasuar me dhjetor 2023, shënoi rënie prej 10.0%, në sektorin e Industrisë përpunuese, prej 1.1%, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji Eeektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar rritje prej 5.7%.
Rënia në sektorin e industria përpunueseështë rezultat i, para së gjithash,  reduktimit të prodhimit në departamentet e mëposhtme:
 - Prodhimi i tekstilit,
 - Prodhimi i veshjeve,
 - Prodhimi i letrës dhe produkteve të letrës,
 - Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastike,
 - Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike,
 - Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të paspecifikuara diku tjetër,
 - Prodhimi i mjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove dhe
 - Prodhimi i mobiljeve.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në dhjetor 2024, krahasuar me dhjetorin 2023, shënoi rënie te Prodhimet kapitale për 20.1%, ndërsa rritje u shënua tek Energjia për 2.4%, Produktet intermadiare, përveç energjisë për 3.7%, dhe Produktet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 14.7% dhe Produktet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.9%.
Indeksi i prodhimit industrial në periudhën janar - dhjetor 2024, krahasuar me periudhën janar - dhjetor 2023, është 96.4.
Pikat kryesore
Dhjetori i vitit 2024 krahasuar me dhjetorin e vitit 2023
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve të papërmendura në vend tjetër, kemi rënie prej 26.9%.
 - Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkio kemi një rënie prej 23.1%.
 - Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, pas një kohe të gjatë, kemi rritje prej 5.7%.
 
Tabelat
MakStat baza
                    Kontakti
Goran StojkoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk