Indeksi i prodhimeve industriale, dhjetor 2025
Prodhimi industrial në muajin dhjetor të vitit 2025 është zmadhuar për 2.3% krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024
Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie nga 6.6%, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje nga 4.5%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 3.9%.
Rritje në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme:
- Prodhimi i produkteve ushqimore,
- Prodhimi i pijeve,
- Prdhimi i produktit të gomës dhe produkteve plastike,
- Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike,
- Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio,
- Prodhimi i mobiljeve.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Produktet intermediare përveq energjisë për 9.8 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2.4 %, derisa rënie vërehet te Energjia për 3.9%, Produktet kapitale për 0.8 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.8%.
Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar – dhjetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është zmadhuar për 1.9.
Pikat kryesore
Departamentet që patën ndikimin më të madh në rritjen e prodhimit industrial në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, janë:
• Prodhimi i produkteve ushqimore me 3.5%
• Prodhimi i pijeve me 34.2%
• Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio me 3.5%
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Goran StojkoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk