PUBLIKIME

Indeksi i prodhimeve industriale, janar 2025

Prodhimi industrial në janar të vitit 2025 është rritur për 1.4% krahasuar me muajin janar të vitit 2024

Prodhimi industrial në sektorin në janar të vitit 2025, krahasuar me janarin e vitit 2024, shenon rritje në sektorët Industria përpunuese, ndërsa rënie te Miniera dhe gurorë për 5.1 %, dhe Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar prej 4.1 %. 

Rritja e prodhimit industrial është para së gjithash rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: 
- Prodhimi i produkteve ushqimore, 
- Prodhimi i produkteve të duhanit, 
- Prodhimi i tekstileve, 
- Printimi dhe prodhimi i mediave të regjistruara (regjistrat), 
- Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastike, 
- Prodhimi i prodhimeve të  mineraleve tjera jometalike 
- Prodhimi i metaleve,
-Prodhimi I pajisjeve elektrike
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër dhe
 - 
- Prodhimi i mobiljeve. 

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin janar të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 16.4 %, Prodhime të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 20.6 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2.3 % derisa rënie vërehet te Energjia për 8.4 %, dhe Produktet kapitale për 8.3 %.

Pikat kryesore

Janar i vitit 2025 krahasuar me janarin e vitit 2024

  • Prodhimi i paisjeve elektrike 2.1%
  • Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të papërmendura në vend tjetër, 2.7%.
  • Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkio 11.6%.

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Përgatitur nga: Goran Stojkoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu