Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.2.2026.1/1

Indeksi i prodhimeve industriale, janar 2026

Prodhimi industrial në muajin janar të vitit 2026 është zvogluar për 6.6% krahasuar me muajin janar të vitit 2025

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit janar të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë  të vitit paraprak, shënon   rritje  nga 2.5%, në sektorin Industria përpunuese shënon  rënie nga 8.0%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 2.8%.

Rënia në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënie s së prodhimit në departamentet e mëposhtme: 

- Prodhimi i tekstileve,
- Prodhimi i veshjeve,
- Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike,
- Prodhimi i produktit themelor farmaceutik dhe përgatitjeve farmaceutike,
- Prdhimi i produktit të gomës dhe produkteve plastike, 
- Prodhimi i metaleve,
- Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara,përveç makinerive dhe paisjeve,
- Prodhimi i paisjeve elektrike,
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër,
- Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin janar të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek  Produktet intermediare përveq energjisë për 4.2%, Produktet kapitale për 5.2%, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 10.5% dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 11.9%, derisa rritje vërehet te Energjia për 2.5%.

Pikat kryesore

Departamentet që patën ndikimin më të madh në rritjen e prodhimit industrial në muajin janar të vitit 2026, krahasuar me vitin 2025, janë:

•    Prodhimi i paisjeve elektrike me 4.0%  
•    Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër me 16.0%
•    Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio me 3.1%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Goran Stojkoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i prodhimeve industriale