Indeksi i prodhimeve industriale, nëntor 2025
Prodhimi industrial në muajin nëntor të vitit 2025 është zvogëluar për 2.8% krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024
Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie nga 4.7%, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie nga 2.0%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 8.6%.
Rënie në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme:
- Prodhimi i pijeve,
- Prodhimi i tekstileve
- Prodhimi i veshjeve,
- Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike,
- Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike,
- Prodhimi i metaleve,
- Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe paisjeve,
- Prodhimi i paisjeve elektrike,
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve të pa përmendura në vend tjetër,
- Prodhimi i mobiljeve.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 8.5%, Produktet kapitale për 2.1 %, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 18.6% dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8.7 %, derisa rritje vërehet te Produktet intermediare përveq energjisë për 7.7 %.
Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar – nëntor të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar – nëntor të vitit 2024, është zmadhuar për 1.9.
Pikat kryesore
Departamentet që patën ndikimin më të madh në rritjen e prodhimit industrial në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, janë:
• Prodhimi i veshjeve me 16.4%
• Prodhimi i paisjeve elektrike me 4.0%
• Furnizim me energji elektrike,gaz,avull dhe ajër të kondicionuar me 8.6%
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Goran StojkoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk