Indeksi i prodhimeve industriale, qershor 2025
Prodhimi industrial në qershor të vitit 2025 është zmadhuar për 0.5 % krahasuar me muajin qershor të vitit 2024
Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit qershor të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje nga 6.9%, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje nga 2.0%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 29.3%.
Rritja në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme:
- Prodhimi i produkteve ushqimore,
- Prodhimi i produkteve të duhanit
- Prodhimi i tekstileve,
- Prodhimi i letrave dhe produkteve të letrës,
- Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike,
- Prodhimi i produktit themelor farmaceutik dhe përgatitjeve farmaceutike,
- Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastike,
- Prodhimi i pajisjeve elektrike dhe,
- Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkio,
- Prodhimi i mobiljeve.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin qershor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4.6%, Produktet kapitale për 2.0% dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.9% derisa rënie vërehet te Energjia për 24.4% dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.3% i
Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar - qershor 2025, krahasuar me periudhën janar – qershor 2024, është zmadhuar për 2.8.
Pikat kryesore
Departamentet që patën ndikimin më të madh në rritjen e prodhimit industrial në qershor 2025, krahasuar me qershorin 2024, janë:
• Prodhimi i produkteve ushqimore: 9.8%
• Prodhimi i paisjeve elektrikeme: 16.1%
• Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkiome: 7.0%
Tabelat

Kontakti
Goran StojkoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk