Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.2.2026.1/2

Indeksi i prodhimeve industriale, shkurt 2026

Prodhimi industrial në muajin shkurt të vitit 2026 është zvogëluar për 4.2% krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie nga 9.6%, në sektorin Industria përpunuese shënon  rënie nga 1.9%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 17.2%.

Rënia në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit në departamentet e mëposhtme: 

- Prodhimi i produkteve të duhanit,
- Prodhimi i tekstileve,
- Prodhimi i veshjeve,
- Prodhimi i produktit themelor farmaceutik dhe përgatitjeve farmaceutike,
- Prdhimi i produktit të gomës dhe produkteve plastike, 
- Prodhimi i metaleve,
- Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara,përveç makinerive dhe paisjeve,
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër,
- Prodhimi i mobiljeve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 19.0%, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 12.0% dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.9%, derisa rritje vërehet te Produktet intermediare përveq energjisë për 0.2% dhe Produktet kapitale për 2.1%.

Pikat kryesore

Departamentet që patën ndikimin më të madh në rënien e prodhimit industrial në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me vitin 2025, janë:

•    Prodhimi i veshjeve me 5.4%  
•    Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër me 13.5%
•    Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 17.2%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Goran Stojkoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i prodhimeve industriale