Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.2.2025.1/9

Indeksi i prodhimeve industriale, shtator 2025

Prodhimi industrial në shtator të vitit 2025 është zmadhuar për 2.7% krahasuar me muajin shtator të vitit 2024

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit shtator të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë  të vitit paraprak, shënon   rënie  nga 1.7%, në sektorin Industria përpunuese shënon  rritje nga 3.1%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 2.5%. 

Rritje në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënie së prodhimit në departamentet e mëposhtme: 

- Prodhimi i produkteve ushqimore,
- Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike,
- Prdhimi i produktit të gomës dhe produkteve plastike, 
- Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike,
- Prodhimi i paisjeve elektrike,
- Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio,
- Prodhimi i mobiljeve. 

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin shtator të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 1.6%, Produktet intermediare përveq energjisë për 6.0 % dhe Produktet kapitale për 3.0%, derisa rënie vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për  5.6%, dhe  Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.6% 

Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar – gusht të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar – gusht të vitit  2024, është zmadhuar për 2.3.

Pikat kryesore

Departamentet që patën ndikimin më të madh në rënien e prodhimit industrial në shtator të vitit 2025, krahasuar me 2024, janë:

•    Prodhimi i produkteve ushqimore me 8.3 %  
•    Prodhimi i paisjeve elektrike me 8.2 %
•    Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio  me 7.7%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Goran Stojkoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i prodhimeve industriale