Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.2.2025.1/10

Indeksi i prodhimeve industriale, tetor 2025

Prodhimi industrial në muajin tetor të vitit 2025 është zmadhuar për 2.8% krahasuar me muajin tetor të vitit 2024

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë  të vitit paraprak, shënon   rënie  nga 0.2%, në sektorin Industria përpunuese shënon  rritje nga 0.4%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 26.5%. 

Rritje në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: 

- Prodhimi i produkteve ushqimore,
- Prodhimi i pijeve,
- Prodhimi i produkteve të duhanit,
- Shtypja dhe produkcioni i mediave të regjistruara (regjistrimet), 
- Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike,
- Prdhimi i produktit të gomës dhe produkteve plastike,
- Prodhimi i paisjeve elektrike.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 25.9%, Produktet intermediare përveq energjisë për 10.5 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.3 %, derisa rënie vërehet te Produktet kapitale për 9.2 % dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për  17.6%.

Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar – tetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar – tetor të vitit  2024, është zmadhuar për 2.4.

Pikat kryesore

Departamentet që patën ndikimin më të madh në rritjen e prodhimit industrial në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, janë:

•    Prodhimi i pijeve me 11.8%  
•    Prodhimi i paisjeve elektrike me 12.0%
•    Furnizim me energji elektrike,gaz,avull dhe ajër të kondicionuar  me 26.5%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Goran Stojkoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i prodhimeve industriale