Indeksi i qarkullimit në industri, dhjetor 2024
Qarkullimi në industri në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me dhjetor vitit 2023 është zvogëluar për 11.0%.
Indeksi i qarkullimit në industri, totali, në dhjetor të vitit 2024 krahasuar me dhjetor e vitit 2023, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8.2 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.3 %, derisa rënie vërehet te Prodhimet intermediare përveç energjisë për 1.8 %, dhe te Prodhimet kapitale për 26.2 %.
Indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri, totali, gjatë muajit dhjetor 2024, krahasuar me muajin nëntor 2024, është 87.2, derisa në periudhën janar - dhjetor 2024, krahasuar me periudhën janar - dhjetor 2023 është 89.2.
Rënia në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së qarkullimit në njësitë e mëposhtme:
- Prodhimi i tekstilit
- Prodhimi i veshjes,
- Prodhimi i letrave dhe produkteve të letrës,
- Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike,
- Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike,
- Prodhimi i metaleve,
- Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe paisjeve,
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve të papërmendura në vend tjetër,
- Prodhimi i automjeteve, rimorkiot dhe gjysmërimorkio dhe
- Prodhimi i mobiljeve.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor në dhjetor 2024, në krahasim me muajin dhjetor 2023, është 99.1, ndërsa në tregjet e huajaështë 85,5.
Pikat kryesore
Qarkullimi në industri në dhjetor të vitit 2024 krahasuar me dhjetor e vitit 2023
- Prodhimi i produkteve ushqimore: +5.8 %
- Prodhimi i metaleve: -20.3 %
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve të papërmendura në vend tjetë: -18.4 %
Tabelat

Grafiku
1.Indeksi mujor i qarkullimit në industri
2021=100
Kontakti
Përgatitur nga: Verica DinovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: verica.dinova@stat.gov.mk