PUBLIKIME

Indeksi i qarkullimit në industri, nëntor 2024

Qarkullimi në industri në nëntor të vitit 2024, krahasuar me nëntorin e vitit 2023 është zvogëluar për 7.5%.

Indeksi i qarkullimit në industri, totali, në nëntor të vitit 2024 krahasuar me nëntorin e vitit 2023, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3.0%, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 12.8%, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2.9%, derisa rënie vërehet te Prodhimet kapitale për 20.5%.

Indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri, totali, gjatë muajit nëntor 2024, krahasuar me muajin tetor 2024, është 94.1, derisa në periudhën janar-nëntor 2024, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2023 është 89.2.

Rënia në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së qarkullimit në njësitë e mëposhtme:

- Prodhimi i produkteve të duhanit
- Prodhimi i produktit themelor farmaceutik dhe përgatitjeve farmaceutike,
- Prodhimi i metaleve,
- Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe paisjeve,
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve të papërmendura në vend tjetër, dhe 
- Prodhimi i automjeteve, rimorkiot dhe gjysmërimorkio.

Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor në nëntor 2024, në krahasim me muajin nëntor 2023, është 98.8, ndërsa në tregjet e huaja, në nëntor 2024, krahasuar me nëntorin e vitit 2023, është 89,9.

Pikat kryesore

Qarkullimi në industri në nëntor të vitit 2024 krahasuar me nëntorin e vitit 2023

  • Prodhimi i produkteve ushqimore:  +4.8%
  • Prodhimi i metaleve:  -16.4%
  • Prodhimi i makinerive dhe paisjeve të papërmendura në vend tjetë:  -13.6%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

1.Indeksi mujor i qarkullimit në industri

2021=100

Kontakti

Përgatitur nga: Verica Dinova
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: verica.dinova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu