PUBLIKIME

Llogaritë e flukseve fizike të energjisë, 2021 dhe 2022

Në vitin 2022 përdorimi i brendshëm neto i energjisë 2.4% më i lartë se në vitin 2021

Në vitin 2022 përdorimi neto i energjisë në vend është 117 269 teraxhul (TJ) dhe është rritur për 2.4 % në krahasim me vitin 2021. Rritje më të madhe prej 29.5 % është vërejtur në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, pastaj sektori i Transportit dhe magazinimit me 3.6 %. Në sektorin e Industrisë përpunuese është zvogëluar me 20.8 %, derisa rritje është shënuar në sektorin e Minierave dhe guroreve për 1.5 % dhe në sektorin e Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit për 1.3 %. Në sektorët e tjerë të aktivitetit ekonomik është zvogëluar për 4.7%, derisa te ekonomitë familjare është zvogëluar për 6.0 %.

Energjia e përdorur nga burimet natyrore është rritur për 17.4 %. 43.572 TJ nga  energjia janë fituar nga burimet natyrore, që është rritje për 17.4% krahasuar me vitin 2021. Më së shumti, 29.770 TJ ose 68.3% e energjisë së përgjithshme është fituar në sektorin e Minierave dhe guroreve, pastaj në sektorin e Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit 7.194 TJ ose 16.5% dhe në sektorin e Furnizimi me  energjis elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 6.608 TJ. ose 15.2 %.

Në vitin 2022, rezidentët jashtë vendit përdorën 6.970 TJ energji (karburant i blerë jashtë vendit për trafikun ajror dhe të udhëtarëve), që është 35.1% më shumë në krahasim me vitin paraprak.  Jorezidentët në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë përdorur 6.363 TJ energji (karburant i blerë në territorin për trafik ajror dhe udhëtarësh), që është 35.7% më shumë se në vitin paraprak.

Pikat kryesore

Energjia e përdorur (karburanti për trafikun ajror dhe rrugor) parimi rezident – teraxhula

Rezidentët jashtë vendit përdorën: 6 970 TJ

Jorezidentët në Republikën e Maqedonisë: 6 363 TJ 

Tabelat

1) Të dhënat e mëparshme


Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Përgatitur nga: Suzana Stojanovska
Telefoni: +389-(0)2-3295-666
e-mail: suzana.stojanovska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu