Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 15.6.2025.1

Llogaritë e flukseve fizike të energjisë, 2022 dhe 2023

Në vitin 2023 përdorimi i brendshëm neto i energjisë për 2.6% është më i vogëlsesa në vitin 2022

Në vitin 2023 përdorimi neto i energjisë në vend është 114 070 teraxhul (TJ) dhe u zvogëlua për 2.6 % në krahasim me vitin 2022. Rënia më e madhe prej 9.8 % është vërejtur në sektorin Industrisë përpunuese, pastaj sektori i Transportit dhe magazinimit me 5.0 %. Në sektorin e Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar është zvogëluar për 1.0 %, derisa rritje është vërejtur në sektorin e Ndërtim për 6.9 % dhe në sektorin e Minierave dhe guroreve për 3.2 %. Në sektorët e tjerë të aktivitetit ekonomik është zvogëluar për 4.5%, derisa te ekonomitë familjare është zvogëluar për 2.5 %.

Energjia e përdorur nga burimet natyrore është zvogëluar për 10.0 %.  Gjithsej 39 197 TJ nga  energjia janë fituar nga burimet natyrore, çfarë është zvogëlimi për 10.0% krahasuar me vitin 2022. Pjesa më e madhe, 23 994 TJ ose 61.2% e energjisë së përgjithshme është fituar në sektorin e Minierave dhe guroreve, pastaj në sektorin e Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 8 935 TJ ose 22.8% dhe në sektorin e Bujqësi, pylltari dhe peshkim me 6 268 TJ. ose 16.0 %.

Në vitin 2023, rezidentët jashtë vendit përdorën 5 963 TJ energji (karburant i blerë jashtë vendit për trafikun ajror dhe të udhëtarëve), që është për 14.5% më pak krahasuar me vitin e kaluar.  Jorezidentët në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë përdorur 6 500 TJ energji (karburant i blerë në territorin për trafik ajror dhe udhëtarësh), që është për 2.2% më shumë se në vitin paraprak.

Pikat kryesore

Energjia e përdorur (karburanti për trafikun ajror dhe rrugor) parimi rezident, 2023 

  • Rezidentët jashtë vendit përdorën: 5 963 TJ
  • Jorezidentët në Republikën e Maqedonisë: 6 500 TJ 

 

 

Tabelat

1) Të dhënat e mëparshme


Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Suzana Stojanovska
Telefoni: +3893 295 650
e-mail: suzana.stojanovska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Llogaritë e rrjedhave fizike energjetike