Mbeturinat komunale, 2023
Në vitin 2023 për 2.6% më shumë mbeturina të grumbulluara komunale se në vitin 2022
Sasia totale e mbeturinave të grumbulluara komunale në vitin 2023 është 621 686 tonelata dhe krahasuar me vitin 2022 ka shënuar rritje prej 2.6%. Rritja është si rezultat i rritjes së numrit të vendbanimeve të përfshira në sistemin kolektiv të grumbullimit të mbeturinave.
Sasi më të madhe të mbeturinave të grumbulluara komunale është shënuar në Rajonin e Shkupit – 169 515 tonelata ose 27.3% nga sasia e përgjithshme e grumbulluar. Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale, 507 138 tonelata ose 82% janë grumbulluar nga ekonomitë familjare, ndërsa pjesa e mbetur prej 18% prej personave fizik dhe juridik (mbeturina komerciale).
Sipas llojeve të mbeturinave, sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat e përziera komunale - 531 033 tonelata ose 85.4%, ndërsa sasia më e vogël janë mbeturinat e gomës - 1 301 tonelata ose 0.2% e sasisë së përgjithshme të mbeturinave të grumbulluara komunale.
Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijuara në vitin 2023 është 878 303 tonelata. Sasia vjetore e mbeturinave komunale të krijuara për kokë banori në vitin 2023 është 503 kg, që është për 7.7% më shumë krahasuar me vitin paraprak.
Sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale (99.8%) hudhen nëpër deponi.
Pikat kryesore
Mbeturinat e grumbulluara komunale sipas llojeve, në tonelata
• Mbeturina të përziera komunale: 531 033 tonelata
• Mbeturina organike: 39 690 tonelata
• Mbeturina prej plastike: 14 532 tonelata
• Letër: 10 914 tonelata
• Metal: 2 203 tonelata
Tabelat

Grafiku
Mbeturinat e grumbulluara dhe të krijuara komunale sipas rajoneve
2023
Kontakti
Përgatitur nga: Suzana StojanovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: suzana.stojanovska@stat.gov.mk