PUBLIKIME : 15.4.2025.1

Mbeturinat komunale, 2024

Në vitin 2024, për 2.5% më shumë, janë grumbulluar mbeturina komunale se në vitin 2023

Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 637 471 ton. Krahasuar me vitin 2023, sasia totale e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2024 ka shënuar rritje prej 2.5%. Rritja është  si rezultat i rritjes së numrit të vendbanimeve të përfshira në sistemin kolektiv të grumbullimit të mbeturinave.

Sasi më të madhe të mbeturinave komunale të grumbulluara është shënuar në Rajonin e Shkupit – 180 729 ton ose 28.4% nga sasia e përgjithshme e grumbulluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara, 535 606 ose 84% janë grumbulluar nga ekonomitë familjare, ndërsa pjesa e mbetur, prej 16% prej personave fizik dhe juridik (mbeturina komerciale).

Sipas llojeve të beturinave, sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat e përziera komunale - 546 866 ton ose 85.8%, ndërsa sasia më e vogël janë mbeturinat e gomës - 1 136 ton ose 0.2% e sasisë së përgjithshme të mbeturinave të grumbulluara komunale.

Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijuara në vitin 2024 është 790 866 ton. Sasia vjetore e mbeturinave komunale të krijuara për kokë banori në vitin 2024 është 438 kg, që është për 12.9% më pak krahasuar me vitin paraprak.

Sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale (99.8%) hudhen nëpër deponi.

Pikat kryesore

Mbeturinat  e grumbulluara komunale sipas llojeve

Mbeturina të përziera komunale 546 866 tonë

Mbeturina organike 33 175 tonë 

Plastikë 16 852 tonë

Letër 12 347 tonë

Metal 2 435 tonë

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Mbeturinat e grumbulluara dhe të krijuara komunale sipas rajoneve

2024

Kontakti

Përgatitur nga: Suzana Stojanovska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: suzana.stojanovska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu