Kostoja për mbrojtjen e mjedisit jetësor, 2023
Kostot totale për mbrojtjen e mjedisit gjatë vitit 2023 janë më të larta pëe 13.2% se një vit më parë.
Vlera e kostos së mbrojtjes së mjedisit jetësor gjatë vitit 2023 është 8 875 771 mijë denarë.
Në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor sipas qëllimit ekologjik, pjesëmarrja më e madhe është e shpenzimeve për menaxhimin me ujërat e zeza 35.01%, pastaj shpenzimet e menaxhimit me mbeturina 28.31% dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë, 20.93%.
Kostoja e mbrojtjes së mjedisit jetësor përbëhet nga dy komponente: investimi në mjetet dhe mirëmbajtja e mjeteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Pjesëmarrja e investimeve në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor është 62.23%, ndërsa pjesëmarrja e mirëmbajtjes në shpenzimet e përgjithshme të mbrojtjes së mjedisit jetësor është 37.77%.
Nga shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, më shumë shpenzime janë bërë në industri dhe te prodhuesit e specializuar, me 4 381 994 denarë, respektivisht 49.37%.
Nga shpenzimet e bëra për mbrojtjen e mjedisit jetësor në industri dhe te prodhuesit e specializuar, 32.82% janë të dedikuara për investime, ndërsa 67.18% janë për mirëmbajtjen e mjeteve.
Nga totali i pagesave dhe tarifave për shërbimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, pjesëmarrje më të madhe zënë tarifat e paguara për menaxhimin e mbeturinave, 88,47%.
Pikat kryesore
PjesPjesëmarrja e investimeve dhe kostove të mirëmbajtjes në kostot totale të mbrojtjes së mjedisit jetësor
• Investimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor: 62.2%
• Shpenzimet për mirëmbajtjen e mjeteve për mjedisin jetësor: 37.8%
Tabelat

Grafiku
Pjesëmarrja e shpenzimeve për mbojtjen e mjedisit jetësor në investimet dhe shpenzimet e përgjithshme, sipas qëllimit
2023
Kontakti
Përgatitur nga: Suzana StojanovskaTelefoni: +389-(0)2-3295-666
e-mail: suzana.stojanovska@stat.gov.mk