Ujësjellësi dhe kanalizimi publik, 2023
Në vitin 2023, 63.4% e furnizimit me ujë nga ujësjellësi publik është nxjerrë nga uji i burimeve.
Në vitin 2023, në ujësjellësin publik janë përfshirë dhe janë shkarkuar 293 191 mijë m3 ujë, që është për 2.3% më pak krahasuar me vitin 2022. Nga sasia totale e nxjerrjes së ujit, shumica e ujit është nga ujërat e burimit, 63.4%, dhe më pak nga liqenet 1.0%.
Sasia totale e ujit të furnizuar nga ujësjellësi publik në vitin 2023 është 0.9% më pak krahasuar me një vit më parë. Sipas strukturës së konsumit të ujit, konsumatorët më të mëdhenj janë ekonomitë familjare, të cilat konsumuan 68.9% të ujit të përgjithshëm të furnizuar nga ujësjellësi publik.
Sasia totale e ujërave të zeza në vitin 2023 është 0.4% më pak krahasuar me vitin 2022.
Nga sasia totale e ujërave të zeza të shkarkuara në vitin 2023, 72.2 % ishin të papastruara, ndërsa 27.8% ujëra të pastruara.
Pikat kryesore
Sasia totale e ujërave të zeza të shkarkuara, 2023
• Të papastruara: 72.2%
• Të zeza të pastruara: 27.8%
Tabelat

Kontakti
Përgatitur nga: Suzana StojanovskaTelefoni: +389-(0)2-3295-666
e-mail: suzana.stojanovska@stat.gov.mk