Lejet e dhëna për ndërtim, dhjetor 2024
Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në dhjetor të vitit 2024 është zvogëluar për 2.0% krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak
Gjatë muajit dhjetor të vitit 2024 janë dhënë 287 leje ndërtimi, që është për 2.0% më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak.
Vlera e paraparë e objekteve është 4 954 058 mijë denarë, që është për 22.6 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 175 (61.0%) janë të dedikuara për objektet e Ndërtimit të lartë, 48 (16.7%) për objektet e Ndërtimit të ulët dhe 64 (22.3%) objektet për Rikonstruim.
Nga gjithsej 287 të objekteve, tek 157 (54.7%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 130 (45.3%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 705 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 59 557 m2, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Pikat kryesore
Në dhjetor të vitit 2024:
- Më tepër leje ndërtimi, 175, janë dhënë për Ndërtime të larta
- Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajonin e Pologut, 70
- Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen 705 banesa
Tabelat

Grafiku
Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit, dhjetor 2024
Kontakti
Përgatitur nga: Natasha CenovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk