Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 13.5.2025.1/8

Lejet e dhëna për ndërtim, gusht 2025

Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në gusht të vitit 2025 është rritur për 1.8 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak

Gjatë muajit  gusht të vitit 2025 janë dhënë 280 leje ndërtimi, që është për 1.8 % më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak. 

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 241 279 mijë denarë, që është për  8.0% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. 

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 179 ( 63.9%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 31 ( 11.1%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 70  25.0%) për objektet për rikonstruim. 

Nga gjithsej  280 të objekteve, tek  166 ( 59.3%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek  114 ( 40.7%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste. 

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 646 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej    64 251 m2 .

Pikat kryesore

Në gusht të vitit 2025:

  • Më tepër leje ndërtimi, 179, janë dhënë për ndërtime të larta,
  • Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajonin e Jug-perëndimor , 61
  • Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen 646 banesa.

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit në %, gusht 2025

Kontakti

Natasha Cenova
Telefoni: +389 02 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Lejet e dhëna për ndërtim