Lejet e dhëna për ndërtim, janar 2025
Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në janar të vitit 2025 është rritur për 23.8% krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak
Gjatë muajit janar të vitit 2025 janë dhënë 317 leje ndërtimi, që është për 23.8% më shumë se në muajin e njejtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 772 690 mijë denarë, që është për 28.2 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 174 (54.9%) janë të dedikuara për objektet e Ndërtimit të lartë, 50 (15.8%) për objektet e Ndërtimit të ulët dhe 93 (29.3%) objektet për Rikonstruim.
Nga gjithsej 317 të objekteve, tek 178 (56.2%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 139 (43.8%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 759 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 60 471 m2.
Pikat kryesore
Në janar të vitit 2025:
- Më tepër leje ndërtimi, 174, janë dhënë për Ndërtime të larta.
- Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajonin e Pollogut, 77.
- Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen 759 banesa.
Tabelat

Grafiku
Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit, janar 2025
Kontakti
Përgatitur nga: Natasha CenovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk