Lejet e dhëna për ndërtim, korrik 2025
Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në korrik të vitit 2025 është rritur për 7.2% krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak
Gjatë muajit korrik të vitit 2025 janë dhënë 401 leje ndërtimi, që është për 7.2% më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 31 699 433 mijë denarë, që është për 345.3% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Vlera e rritur është për shkak të faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë (për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme) në komunat Shtip, Radovish dhe Karbinci, e cila vlen 500 milionë euro.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 228 (56.8%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 46 ( 11.5%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 127 (31.7%) për objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 401 të objekteve, tek 232 ( 57.9%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 169 (42.1%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 667 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 60 676m2.
Pikat kryesore
Në korrik të vitit 2025:
- Më tepër leje ndërtimi, 228, janë dhënë për ndërtime të larta,
- Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajonin e Pollogut , 134
- Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen 667 banesa.
Tabelat

Grafiku
Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit në %, korrik 2025
Kontakti
Natasha CenovaTelefoni: +389 02 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk