Lejet e dhëna për ndërtim, mars 2025
Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në mars të vitit 2025 është zmadhuar për 4.0 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak
Gjatë muajit mars të vitit 2025 janë dhënë 334 leje ndërtimi, që është për 4.0% më shumë krahasuarmë muajin e njejtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 20 153 302 mijë denarë, që është për 244.4% më shumë krahasuarme muajin e njejtë të vitit paraprak.
Rritja e vlerës së parashikuar është për shkak të faktit se në periudhën referuese është lëshuar miratim për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza për qytetin e Shkupit, i cili është me vlerë të madhe.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 185 (55.4%) janë të dedikuara për objektet e Ndërtimit të lartë, 64 (19.2%) për objektet e Ndërtimit të ulët dhe 85 (25.4%) objektet për Rikonstruim.
Nga gjithsej 334 të objekteve, tek 149 (44.6%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 185 (55.4%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 685 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 57 039 m2.
Pikat kryesore
Në mars të vitit 2025:
- Më tepër leje ndërtimi, 185, janë dhënë për Ndërtime të larta.
- Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajoni Jug-lindor, 94.
- Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen 685 banesa.
Tabelat

Grafiku
Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit në %, mars 2025
Kontakti
Natasha CenovaTelefoni: +389 02 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk