PUBLIKIME

Lejet e dhëna për ndërtim, nëntor 2024

Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në tetor të vitit 2024 është zvogëluar për 18.2% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Gjatë muajit nentor të vitit 2024 janë dhënë 260 leje ndërtimi, që është për 18.2% më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak. 

Vlera e paraparë e objekteve është 4 250 392 mijë denarë, që është për 63.8 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Vlera e parashikuar e reduktuar është për faktin se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar është lëshuar lejei për ndërtimin e objektit të Ndërtimit të ulët me vlerë më të lartë, përkatësisht ndërtimin e gazësjellësit ndërlidhës Republika e Maqedonisë së Veriut. - Greqi.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 155 (59.6%) janë të dedikuara për objektet e Ndërtimit të lartë, 59 (22.7%) për objektet e Ndërtimit të ulët dhe 46 (17.7%) objektet për Rikonstruim.

Nga gjithsej 260 objekte, tek 146 (56.1%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 114 (43.9%) objekte si investitorë janë subjektet afariste. 

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 542 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej    49 111 m2, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Pikat kryesore

Në nëntor të vitit 2024:

  • Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Ndërtime të larta.
  • Më së shumti leje ndërtimi janë dhënë për Rajonin e Skupit.
  • Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen  542 banesa

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit, nëntor 2024

Kontakti

Përgatitur nga: Natasha Cenova
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu