Lejet e dhëna për ndërtim, nëntor 2025
Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në muajin nëntor të vitit 2025 është rritur për 16.9% krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak
Gjatë muajit nëntor të 2025 janë dhënë 304 leje ndërtimi, që është për 16.9 % më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 400 888 mijë denarë, që është për 27.1% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 208 (68.4%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 34 (11.2%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 62 (20.4%) për objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 304 të objekteve, tek 162 ( 53.3 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 142 (46.7 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 761 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 67 767 m2.
Pikat kryesore
Në muajin nëntor të vitit 2025:
- Më tepër leje ndërtimi, 208, janë dhënë për ndërtime të larta,
- Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajoni Shkupit 110
- Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen 761 banesa.
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit në %, nëntor të vitit 2025
Kontakti
Natasha CenovaTelefoni: +389 02 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk