Lejet e dhëna për ndërtim, shtator 2025
Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në muajin shtator të vitit 2025 është rritur për 6.1 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak
Gjatë muajit shtator të vitit 2025 janë dhënë 314 leje ndërtimi, që është për 6.1 % më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 124 419 mijë denarë, që është për 5.2 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 220 (70.1%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 38 (12.1%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 56 ( 17.8 %) për objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 314 të objekteve, tek 229 (72.9%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 85 (27.1%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 727 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 69 411 m2.
Pikat kryesore
Në muajin shtator të vitit 2025:
- Më tepër leje ndërtimi, 220, janë dhënë për ndërtime të larta,
- Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajonin ePollogut , 98
- Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen 727 banesa.
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit në %, shtator të vitit 2025
Kontakti
Natasha CenovaTelefoni: +389 02 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk