Lejet e dhëna për ndërtim, tetor 2025
Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në muajin tetor të vitit 2025 është rritur për 22.9% krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak
Gjatë muajit tetor të vitit 2025 janë dhënë 446 leje ndërtimi, që është për 22.9 % më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 10 596 843 mijë denarë, 25.1 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Vlera e rritur është për shkak se gjatë periudhës referencë është dhënë leja për ndërtimin e Rrugës Shtetërore A2, aksin Bukojçani–Kërçovë, faza e parë, nënaksin Cërvicë–Kërçovë me gjatësi 6,527 km, e cila ka vlerë prej 44 milionë euro.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 289 (64.8 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 68 (15.2 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 8 (20.0 %) për objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 446 të objekteve, tek 247 (55.4 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 199 (44.6 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 1 177 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 101 286 m2.
Pikat kryesore
Në muajin tetortë vitit 2025:
- Më tepër leje ndërtimi, 289, janë dhënë për ndërtime të larta,
- Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajoni Jug-lindor, 139
- Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen 1 177 banesa.
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit në %, tetor të vitit 2025
Kontakti
Natasha CenovaTelefoni: +389 02 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk