Vlera e punëve ndërtimore të kontraktuara dhe të përfunduara jashtë vendit, janar-dhjetor 2024
Në periudhën janar - dhjetor të vitit 2024, operativa ndërtimore ka përfunduar punë ndërtimore jashtë vendit në vlerë prej 357. 6 milion denarë
Në periudhën janar- dhjetor 2024, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte 357 595 mijë denarë, që është për 55,4% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Ndërmarrjet ndërtimore nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e përmendur, kanë kryer punë ndërtimore jashtë vendit në vlerë prej 192 519 mijë denarë, që është për 6,8% më shumë me periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Vlerat për periudhën janar - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2023 janë dhënë në bazë të paritetit 1 dollar amerikan = 55.6516 denarë.
Pikat kryesore
Janar - dhjetor të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njejtë nga viti paraprak:
- Për 55.4% është rritur vlera e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit
- Për 6.8% është rritur vlera e punëve ndërtimore të përfunduara jashtë vendit
Tabelat

Kontakti
Përgatitur nga: Natasha CenovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk