PUBLIKIME

Vlera e punëve ndërtimore të kontraktuara dhe të përfunduara jashtë vendit, janar - qershor 2024

Në periudhën janar - qershor të vitit 2024, operativa ndërtimore ka përfunduar punë ndërtimore jashtë vendit në vlerë prej 199.7 milion denarë

Në periudhën janar- qershor 2024, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 199 737 mijë denarë, që është për 4.4% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Ndërmarrjet ndërtimore nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e caktuar kanë kryer punë ndërtimore jashtë vendit në vlerë prej 100 192 mijë denarë, që është për 16,2 % më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Vlerat për periudhën janar- qershor 2024 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2023 janë dhënë në bazë të paritetit 1 dollar amerikan = 55.6516 denarë.

Pikat kryesore

Janar - qershor të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njejtë nga viti paraprak:

  • Për 4.4% është rritur vlera e punëve ndërtimore  të kontraktuara jashtë vendit  
  • Për 16.2% është rritur vlera e punëve ndërtimore të përfunduara jashtë vendit .

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Përgatitur nga: Natasa Cenova
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu