Studentët e regjistruar në ciklin e parë të studimeve, viti akademik 2023/2024
Në vitin akademik 2023/2024 më shumë studentë, 12 982, janë të regjistruar në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale
Numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2023/2024 është 52 316 studentë, që paraqet një rënie prej 2.8% krahasuar me vitin paraprak 2022/2023. Studentet e regjistruara janë 30 704 apo 58.7%.
Numri më i madh i studentëve, 77.9%, janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë shtetëror, ndërsa 22.1% janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë privat.
Në vitin e parë të studimeve, në këtë vit akademik janë regjistruar 15 330 studentë ose 29.3% e numrit të përgjithshëm (këtu përfshihen studentët që regjistrohen në vitin e parë për herën e dytë, tretë dhe më shumë herë), ndërsa 13 676 studentë në vitin e parë janë regjistruar për herë të parë.
Pikat kryesore
Studentët e regjistruar në ciklin e parë, viti akademik 2023/2024
- Institucionet e arsimit të lartë shtetëror: 77.9% e numrit të përgjithshëm të studentëve
- Institucionet e arsimit të lartë privat: 22.1% e numrit të përgjithshëm të studentëve
- Viti i parë i studimeve (hera e parë): 13 676 studentë
Tabelat

Kontakti
Përgatitur nga: Snezhana StojkoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: snezana.stojkovic@stat.gov.mk