Studentët e regjistruar në ciklin e parë të studimeve, viti akademik 2024/2025
Në vitin akademik 2024/2025 më shumë studentë, 13 371, janë të regjistruar në fushën e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale
Numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2024/2025 është 53 535 studentë, që paraqet rritje prej 2.3% krahasuar me vitin paraprak 2023/2024. Studentet e regjistruara janë 31 734 apo 59.3%.
Numri më i madh i studentëve, 76.8%, janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë shtetëror, ndërsa 23.2% janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë privat.
Në vitin e parë të studimeve, në këtë vit akademik janë regjistruar 14 644 studentë ose 27.4% e numrit të përgjithshëm (këtu përfshihen studentët që regjistrohen në vitin e parë për herën e dytë, tretë dhe më shumë herë), ndërsa 13 825 studentë në vitin e parë janë regjistruar për herë të parë.
Pikat kryesore
Studentët e regjistruar në ciklin e parë, viti akademik 2024/2025
- Institucionet e arsimit të lartë shtetëror: 76.8% e numrit të përgjithshëm të studentëve
- Institucionet e arsimit të lartë privat: 23.2% e numrit të përgjithshëm të studentëve
- Viti i parë i studimeve (hera e parë): 13 825 studentë
Tabelat

Kontakti
Snezhana StojkoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: snezana.stojkovic@stat.gov.mk