Kultura

Në fushën e kulturës, me hulumtime statistikore monitorohet gjendja në teatro, kinema, biblioteka, muzeume dhe veprimtaritë botuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të dhënat për subjektet afariste në fushën e kulturës janë grumbulluar nga hulumtimet e rregullta statistikore (njëvjeçare dhe trevjeçare) të realizuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Me Raportet vjetore janë të përfshira të dhëna për teatrot, filarmonitë, orkestrat profesionale, kinematë, veprimtaritë artistike dhe botuese (libra dhe broshura); me raportet trevjeçare përfshihen të dhëna për bibliotekat, muzetë dhe kulturën teknike.
Të dhënat për teatrot, filarmonitë, orkestrat profesionale dhe kulturën teknike i referohen vitit sezonal, ndërsa pjesa tjetër vitit kalendarik.

Të dhënat nga fusha e informimit publik grumbullohen nga hulumtimet e rregullta vjetore statistikore të realizuara nga Enti Shtetëror i Statistikës. Me raportet vjetore përfshihen të dhëna për ndërmarrjet publike radiodifuzive dhe shoqëritë tregtare radiodifuzive, si dhe të dhëna për botimet periodike të publikuara (gazeta dhe revista).

Indikatorët

Numri i përgjithshëm i filmave dhe i kino-shfaqjeve 13 837 Numri i personave 2024 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak e dhëna përfundimtare

Organizimi i përgjithshëm i ekspozitave artistike 560 Numri i personave 2024 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak e dhëna përfundimtare

Publikimet më të reja

Të gjitha publikimet →