Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 20.4.2025.1

Korrigjim: Të dhënat për muzetë dhe koleksionet e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 po i publikojmë sërish

Pas dorëzimit të të dhënave shtesë, është bërë korrigjimi i të dhënave për vitin 2024, të publikuara më 09.05.2025

Sipas themeluesit, nga gjithsej 28 muze, 20 prej tyre janë publike (nacionale), 7 janë publike (lokale), dhe një muzej privat, ndërsa sipas subjektit të punës 14 prej tyre janë të përgjithshme dhe 14 muze të specializuar.

Numri i vizitorëve të muzeve gjatë vitit 2024 është 452 783.

Në vitin 2024, muzetë organizuan 97 ekspozita vetanake, prej cilave 47 ekspozita ishin të organizuara nga muzetë e përgjithshme dhe 50 nga muzetë e specializuara.

Muzetë disponojnë me 199 316 artikuj në inventarin e tyre, prej cilave 25 007 ishin të ekspozuara  gjatë vitit 2024.

Koleksionet dispononin me 168 394 artikuj në inventarin e tyre, prej cilave të ekspozuara ishin 20 655.

Të dhënat e paraqitura në këtë publikim janë grumbulluar nga pyetësorët e plotësuar për vitin 2024, që u dorëzuan nga 28 muze dhe 42 koleksione.

Pikat kryesore

  • Vizitorë: 452 783
  • Artikujt e inventarit: 199 316
  • Artikuj të ekspozuar: 25 007
  • Artikujt e painvetarizuar: 254 303

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Sebahat Memeti
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: sebahat.iseni@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Muzetë dhe koleksionet