PUBLIKIME

Teatro, filharmonia dhe ansamblet profesionale për këngë dhe valle popullore 2022/2023

Në vitin 2022/2023 krahasuar me vitin 2021/2022 më pak shfaqje të prezantuara nëpër teatrot profesionale për 1%, ndërsa për 27% më shumë vizitorë

Gjatë periudhës 2022/2023, numri i përgjithshëm i shfaqjeve nëpër teatrot profesionale është zvogëluar për 1 %, ndërsa numri i vizitorëve është rritur për 27 % krahasuar me periudhën 2021/2022.

Gjatë periudhës 2022/2023, numri i shfaqjeve nëpër teatrot profesionale për fëmijë dhe të rritur është rritur për 38 %, gjithashtu edhe numri i vizitorëve është rritur për 105.3% krahasuar me periudhën 2021/2022.

Numri i shfaqjeve nëpër teatrot amatoere është zvogëluar për 18.7 %, gjithashtu edhe numri i përgjithshëm i vizitorëve është zvogëluar për 35.3 % krahasuar me periudhën 2021/2022.

Gjatë periudhës 2022/2023, numri i vizitorëve të Filharmonisë është zvogëluar krahasuar me periudhën 2021/2022.

Tek ansamblet profesionale për këngë dhe valle popullore, gjatë periudhës 2022/2023, krahasuar me periudhën 2021/2022, është vërejtur ulje të numrit të performancave vetanake (koncerte) si dhe numri i vizitorëve

Pikat kryesore

Vizitorë 2022/2023

  • Teatro profesional: 159 953
  • Teatro profesional për fëmijë dhe të rritur: 23 774
  • Teatro amatore: 7 948

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Përgatitur nga: Sebahat Memeti
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: sebahat.iseni@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu