Lëvizja natyrore e popullsisë, tremujori i katërt i vitit 2025, të dhëna paraprake
Shtimi natyror edhe në tremujorin e katërt të vitit 2025 është negativ: -956 persona
Në tremujorin e katërt të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i fëmijëve të lindur gjallë është 3 842 dhe është ulur për 2.5%.
Numri i personave të vdekur në tremujorin e katërt të vitit 2025 shënon ulje prej 8.2% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2024 dhe është 4 798 persona, prej të cilëve 12 janë foshnja të vdekura.
Shtimi natyror është negativ dhe arrin në -956, që do të thotë se për aq persona numri i fëmijëve të lindur gjallë është më i vogël se numri i personave të vdekur.
Në këtë tremujor të vitit janë lidhur 2 310 martesa dhe numri i tyre është ulur për 4.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa janë regjistruar 469 shkurorëzime, që paraqet ulje prej 10.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Pikat kryesore
Në tremujorin e katërt të vitit 2025, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024, janë regjistruar:
- më pak fëmijë të lindur gjallë për 2.5%
- më pak persona të vdekur për 8.2%
- më pak martesa të lidhura për 4.8%
- më pak shkurorëzime për 10.3%
Tabelat
2024, të dhëna përfundimtare
Simbolet e përdorura →
MakStat baza
Kontakti
Dijana KrstevskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: dijana.krstevska@stat.gov.mk