Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 21.1.2025.1

Të dhënat demografike, sipas rajoneve urbane dhe rurale, 2024

Shtimi natyror është negativ edhe në zonat urbane edhe në zonat rurale.

Në vitin 2024, 9 694 fëmijë ose 60.4% e numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla kanë lindur në zonat urbane, ndërsa 6 367 ose 39.6% e fëmijëve kanë lindur në zonat rurale. Rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.4%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Lindor me 5.8%.

12 826 persona ose 63.5% kanë vdekur në zonat urbane, dhe 7 375 persona ose 36.5% kanë vdekur në zonat rurale. Pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të të vdekurve, sipas rajoneve e ka Rajoni i Shkupit me 30,3%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Verilindor me 8.0%. Numri i foshnjave të vdekura në zonat urbane është28, ndërsa në zonat rurale 19 foshnja.

Shtimi natyror i popullsisë është negative dhe në zonat urbane me -3 132 banorë, kurse në zonat rurale   -1 008 banorë.

Numri i martesave të lidhura në zonat urbane është 6 014 ose 54.3%, kundrejt 5 052 ose 45.7% të martesave në zonat rurale.

Numri i divorceve në zonat urbane është 1 299 ose 64.2%, ndërsa në zonat rurale kemi 725 divorce ose 35.8% e numrit të përgjithshëm të divorceve.

Të dhënat për migrimet e brendshme, në kuadër të njëjtit rajon, tregojnë se pjesëmarrjen më të madhe prej 42.2% e zë migrimi nga fshati në qytet, ndërsa Rajoni i Pellagonisëka pjesëmarrje më të madhe  prej 52.8%. 

Migrimet mes fshatrave kanë pjesëmarrjen më të madhe në Rajonin e Pollogut me 49.6%, krahasuar me migrimet mes qyteteve me pjesëmarrje prej 2.5%. Bilanci i migrimit të jashtëm është më i madhi në Rajonin e Shkupit me 2 603 persona, dhe më i vogli në Rajonin e Vardarit , respektivisht -177 persona.

Pikat kryesore

Në vitin 2024:

Rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.4%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Lindor me 5.8%.

Pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të të vdekurve, sipas rajoneve e ka Rajoni I Shkupit me 30.3%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Verilindor me 8.0%.

Pjesëmarrja e martesave të lidhura me 54.3% dhe e divorceve me 64.2% është më e lartë në zonat urbane.

Migrimet mes fshatrave kanë pjesëmarrjen më të madhe në Rajonin e Pollogut me 49.6%, krahasuar me migrimet mes qyteteve me pjesëmarrje prej 2.5%. Bilanci i migrimit të jashtëm është më i madhi në Rajonin e Shkupit me 2 603 persona, dhe më i vogli në Rajonin e Vardarit, respektivisht -177 persona.

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Jane Krsteski
Telefoni: +389-(0)2-3295666
e-mail: jane.krsteski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Lindja e foshnjave të gjalla, vdekjet dhe migrimi sipas zonave urbane dhe rurale dhe sipas rajoneve