Të dhënat demografike sipas zonave urbane dhe rurale sipas rajoneve, 2023
Shtimi natyror është negativ edhe në zonat urbane edhe në zonat rurale, 2023.
Në vitin 2023 shtimi natyror është negativ: në zonat urbane -2 553, në zonat rurale -897 persona.
Në vitin 2023, 10 171 fëmijë ose 60.8% e numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla kanë lindur në zonat urbane, ndërsa 6 566 ose 39.2% e fëmijëve kanë lindur në zonat rurale. Rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.3%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Lindor me 5.8%.
Në zonat urbane, kan; vdekur 12 724 persona ose 63.0%, ndërsa 7 463 persona apo 37.0% kanë vdekur në zonat rurale. Pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të të vdekurve, sipas rajoneve, e ka Rajoni i Shkupit me 30.4%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Verilindor me 8.0%. Numri i foshnjave të vdekura në zonat urbane është 17, ndërsa në zonat rurale 13 foshnja.
Shtimi natyror i popullsisë është negative, në zonat urbane është -2 553 banorë, kurse në zonat rurale -897 banorë.
Numri i martesave të lidhura në zonat urbane është 6 986 ose 55.1%, kundrejt 5 686 ose 44.9% të martesave në zonat rurale.
Numri i divorceve në zonat urbane është 1 090 ose 61.8%, ndërsa në zonat rurale kemi 675 divorce ose 38.2% e numrit të përgjithshëm të divorceve.
Të dhënat për migrimet e brendshme, brenda të njejtit rajon, tregojnë se pjesëmarrjen më të madhe prej 42.7% e zë migrimi nga fshati në qytet, ndërsa Rajoni Jugperëndimor ka pjesëmarrje më të madhe prej 44%.
Migrimet mes fshatrave kanë pjesëmarrjen më të madhe në Rajonin e Pollogutt me 53.4%, krahasuar me migrimet mes qyteteve me pjesëmarrje prej 1.8%. Bilanci i migrimit të jashtëm është më i madhi në Rajonin e Shkupit me 1 508 persona, dhe më i vogël në Rajonin Jugperëndimor, respektivisht -403 persona.
Pikat kryesore
Në vitin 2023:
• Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur gjallë në Rajonin e Shkupit me 40.3%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Lindor me 5.8%.
• Nga numri i përgjithshëm të të vdekurve, sipas rajoneve e ka Rajoni i Shkupit me 30,4%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Verilindor me 8,0%.
• Pjesëmarrja e martesave të lidhura me 55.1% dhe e divorceve me 61.8% është më e lartë në zonat urbane.
• Migrimet mes fshatrave kanë pjesëmarrjen më të madhe në Rajonin e Pollogut me 53,4%, krahasuar me migrimet mes qyteteve me pjesëmarrje prej 1,8%.
Tabelat

Kontakti
Përgatitur nga: Jane KrsteskiTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: jane.krsteski@stat.gov.mk