Martesat dhe divorcet, 2023
Në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 kemi pasur 1.6% më pak martesa, ndërsa për 9.4% më tepër divorce.
Në vitin 2023, janë realizuar 12 672 martesa dhe krahasuar me vitin paraprak, numri i tyre është zvogëluar për 1.6%. Numri më i madh i martesave, 1 597 apo 12.6%, janë realizuar gjatë muajit gusht, ndërsa më se paku gjatë muajit nëntor, respektivisht 730 apo 5.8%.
Më së shpeshti është lidhja e martesës së parë, me pjesëmarrje prej 93.2% për gratë dhe 92.2% për burrat. Në martesat e dyta me pjesëmarrje prej 7.0% dhe në martesat e treta me pjesëmarrje prej 0.8%, në numrin e përgjithshëm të martesave të realizuara, më së shumti marrin pjesë burrat.
Mosha mesatare në martesën e parë është 27.5 vjeç për nusen dhe 30.1 vjet për dhëndrin.
Në vitin 2023, sipas moshës, numri më i madh i martesave ishin në grupmoshën 25 deri në 29 vjeç, respektivisht 4 228 ose 33.4% te gratë dhe 4 450 martesa apo 35.1% te burrat.
Sipas moshës, numri më i madh i divorceve ka ndodhur në grupmoshën 35-39 vjeç, edhe atë: 310 ose 17.6% për gratë dhe 295 ose 16.7% për burrat.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, numri më i madh i divorceve, 393 ose 22.3%, ka ndodhur prej 5 deri në 9 vjeç pas martesës.
Pikat kryesore
Në vitin 2023:
- Numri i martesave është më e vogël për 1.6% krahasuar me vitin 2022.
- Mosha mesatare në martesën e parë është 27.5 vjet për nusen dhe 30.1 vjet për dhëndrin.
- Më shumë divorce për 9.4% krahasuar me vitin 2022.
Tabelat

Kontakti
Përgatitur nga: Dushko LazarovTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: dushko.lazarov@stat.gov.mk